zogaj per buxhetin e prishtines eshte tepruar ska arsye per mos takim kurti rama 69263e21a3814

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

November 26, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka komentuar gjendjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, duke e cilësuar situatën si të rëndë dhe të papranueshme.

“Jam duke i përcjellë me shqetësim të madh krejt këto që po ndodhin në Prishtinë. Të them të drejtën, tashmë ka tepruar. Prishtina aktualisht është në një gjendje shumë të rëndë për arsye se buxheti është totalisht i bllokuar. Ai ka pasur vazhdimisht buxhet të lëshuar, por tash, në fund të vitit, janë grumbulluar obligime si për operatorët publikë ashtu edhe privatë. Është mbush kupa me këtë sjellje të qeverisë, që është e papranueshme, ka thënë Zogaj.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e një takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për zhbllokimin e situatës.

“Ka mundësi që ky problem të zhbllokohet përmes një takimi ku Përparim Rama e fton edhe Albin Kurtin. Ne mendojmë që kjo është krejtësisht politike dhe e qëllimshme. Nuk ka arsye pse të mos ndodhë ky takim mes Kurtit dhe Ramës. Përkundrazi, Kurti duhet ta ftojë vetë Ramën që të flasin për këtë situatë që ka ndodhur”, shtoi Zogaj.

Zogaj u shpreh se ka shumë mundësi dhe mënyra për të rregulluar buxhetin, por për këtë nevojitet vullnet politik dhe koordinim mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptari fiton me nokaut ndaj boksierit britanik 69263e18deb89
Lajmi i mëparshëm

Shqiptari fiton me nokaut ndaj boksierit britanik

trumpi do te takohet me zelenskyn dhe putinin vetem ne fazat e fundit te marreveshjes 69263f3563e5f
Lajmi i radhës

Trumpi do të takohet me Zelenskyn dhe Putinin vetëm në fazat e fundit të marrëveshjes

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë