zka fillon auditimin per sigurine e nxenesve ne shkollat publike ne kosove 696a2b4e587a7

ZKA fillon auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat publike në Kosovë

January 16, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për vitet 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur zyrtarisht auditimin e performancës me temën “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”, i cili përfshin nxënësit e klasave VI deri në XII dhe periudhën kohore 2022–2025.

Sipas njoftimit të ZKA-së, ky auditim ka për qëllim të vlerësojë nëse shkollat publike në vend ofrojnë një ambient të sigurt, të mbrojtur dhe të përshtatshëm për nxënësit, si dhe nëse institucionet përgjegjëse kanë krijuar, zbatuar dhe monitoruar në mënyrë efektive politikat, procedurat dhe mekanizmat për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës dhe incidenteve të tjera në shkolla.

Auditimi do të fokusohet edhe në rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve qendrore dhe lokale në garantimin e sigurisë në mjediset shkollore, duke analizuar nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional, funksionimin e mekanizmave mbikëqyrës dhe efektivitetin e masave parandaluese të ndërmarra gjatë viteve të fundit.

“Fushëveprim i këtij auditimi do të përfshijë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Inspektoratin e Arsimit si dhe Drejtoritë e Arsimit në komunat e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjakovës. Gjithashtu, në fushëveprim mund të përfshihen edhe Policia e Kosovës dhe drejtoritë e saj rajonale, si dhe Qendrat për Punë Sociale të tri komunave që i nënshtrohen këtij auditimi”, njofton ZKA.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

baki wahsh shqiptari i arit dhe histori suksesi ne awards business trend 2025 696a293261b6f
Lajmi i mëparshëm

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

thyerje te diamantave benita tregon si i beri dhembet 696a2c731b1aa
Lajmi i radhës

‘Thyerje të diamantave’, Benita tregon si i bëri dhëmbët

Të fundit nga

ShkoLartë