Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar një person si shkaktarin e dyshuar të zjarrit në fshatin Arshi Lengo ndërsa flakët rrezikuan shtëpitë e fshatit.
Sipas grupit hetimor policia lokale bëri shoqërimin e shtetasit me inicialet N.K, pronar i sipërfaqes së përfshirë nga zjarri. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia gjatë punimeve të saldimit për profilet e hekurit të ndërtimit të një stalle për bagëtitë.
Paraditen e sotme zjarri përfshiu një sipërfaqe me barëra dhe shkurre në rrethinat e fshatit Arshi Lengo, Gjirokastër duke rrezikuar edhe banesat.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe banorëve për lokalizimin dhe vendosjen nën kontroll të flakëve duke evituar rrezikun për shtëpitë e fshatit.
Burimi: botasot.info


