zjarri ne lekel te tepelenes vihet nen kontroll perballja me flaket ne dy drejtime 689a30c43a0d4

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

August 11, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se rreziku për banorët në fshatin Lekël të Tepelenës tashmë ka kaluar, ndërsa zjarri nuk ka shkaktuar dëme në banesa apo pasoja për jetën e banorëve.



Sipas njoftimit zyrtar, vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive në dy drejtime të ndryshme.

“Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre. Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut.

Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Terreni i vështirë malor dhe temperaturat e larta e bëjnë sfidues operacionin, por autoritetet mbeten të vendosura për të mos lejuar përhapjen e flakëve në zona të tjera të banuara apo me rëndësi natyrore.

Ndërkohë situatë e vështirë paraqitet pranë monumentit të mbrojtur natyror të “Syrit të Kaltër”, një prej destinacioneve më të famshme turistike në jug të Shqipërisë.

Rreth 400 turistë dhe punonjës të parkut janë evakuuar sot atje, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë në terren, por për shkak të situatës së vështirë ndërhyrja nga toka është e pamundur dhe për këtë arsye po punohet për ndërhyrje nga ajri.

Ndërkohë, për shkak se antenat telefonike ndodhen në zonën ku ka rënë zjarri, kjo ka shkaktuar edhe probleme me komunikimin./tvklan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski ne gjashte muajt e pare eksporti rritet me shume se importi pres qe te vazhdoje ulja e deficitit tregtar 689a2f23008b7
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Në gjashtë muajt e parë eksporti rritet më shumë se importi – pres që të vazhdojë ulja e deficitit tregtar

trump do te tentoj tia kthej ukraines token e vet 689a31eff3114
Lajmi i radhës

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

Të fundit nga

ShkoLartë