zjarri ne finiq digjet nje shtepi dhe kisha ne krongj deme te renda ne pemetari 68986ec51e577

Zjarri në Finiq/ Digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj, dëme të rënda në pemëtari

August 10, 2025
1 minut lexim

Një natë dramatike ka mbajtur në ankth banorët e disa fshatrave në territorin e Finiqit, ku vatrat e zjarrit, të shtyra nga era e fuqishme, u përhapën me shpejtësi në Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.



Forca të shumta nga bashkitë Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 trupa të Forcave të Armatosura, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës për të frenuar flakët. Për shkak të rrezikut, u krye evakuimi i banorëve në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërsa për të moshuarit u vendosën ekipe të gatshme për asistencë mjekësore.

Në fshatin Krongj, zjarri ka djegur 1 shtëpi dhe kishën e fshatit, ndërkohë që banorët janë evakuuar për arsye sigurie. Më e rëndë paraqitet gjendja në Livinë dhe Velahovë. Dëmet në ullishte dhe pemëtari janë shumë të rënda, ku zjarri ka djegura pothuajse gjithçka nëpër këto fshatra.

Një nga momentet më kritike u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur një operacion i koordinuar synoi ndalimin e avancimit të zjarrit drejt Hidrocentralit të Bistricës. Autoritetet njoftojnë se gjatë ditës pritet ndërhyrja nga ajri për të garantuar shuarjen e plotë të flakëve.

Si masë sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë është kufizuar deri në përfundim të operacioneve. Ndërkohë, ekipet në terren po monitorojnë çdo zonë të djegur për të shmangur riaktivizimin e zjarreve, duke marrë parasysh erën dhe temperaturat e larta të parashikuara për sot.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy te tretat e gati 10 milione eurove per zgjedhjet jane te destinuara per media per reklama politike 68986d20a9da1
Lajmi i mëparshëm

Dy të tretat e gati 10 milionë eurove për zgjedhjet janë të destinuara për media për reklama politike

industria e kanabisit financoi fushaten e trump presidenti do ti ktheje
Lajmi i radhës

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë