zjarri masiv 2 helikoptere dhe 50 persona ne lufte me flaket 7 te lenduar 69de7aa2016d8

Zjarri masiv/ 2 helikopterë dhe 50 persona në luftë me flakët, 7 të lënduar

April 14, 2026
1 minut lexim

Një zjarr masiv përfshiu një pallat në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët e kompleksit. Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Të gjithë banorët u larguan nga ndërtesa me ndihmën e shërbimeve emergjente, ndërsa në terren ndodhej edhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari për të ndjekur nga afër situatën.

Si pasojë e zjarrit, tre banorë dhe tre zjarrfikës u dërguan në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie dhe po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, e gjithë fasada e pallatit është shkrumbuar plotësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, duke hetuar nëse flakët kanë nisur nga jashtë apo nga brenda ndonjë banese.

Ky nuk është rasti i parë, pasi i njëjti pallat është përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021, kur dyshohej se zjarri kishte nisur në pjesën e jashtme të godinës.  

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kuvendi me moton ma kthe driten cdo qiri deshmon se te mbijetuarat nuk jane vetem 69de79bdc07a5
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi me moton “Ma kthe dritën”: Çdo qiri dëshmon se të mbijetuarat nuk janë vetëm

blero dhe eronita ne pritje te femijes se pare cifti ndan lajmin e embel 69de7c3bae307
Lajmi i radhës

Blero dhe Eronita në pritje të fëmijës së parë, çifti ndan lajmin e ëmbël

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë