Zjarri ka kaluar aksin Sarandë-Muzinë dhe po avancon në drejtim të Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, por ende nuk ka depërtuar në zonën e mbrojtur.
Për sigurinë e qytetarëve, vizitorët janë evakuuar, ndërsa qarkullimi në rrugën Sarandë-Muzinë është mbyllur.
Në operacionin për shuarjen e flakëve sipas a2cnn, janë angazhuar 2 helikopterë, 20 trupa të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete zjarrfikëse
Ata po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit në parkun natyror me vlera të rralla turistike dhe mjedisore.
Burimi: botasot.info


