zjarrfikesja humb jeten pasi bie nga nje shkemb 15 metra gjate ecjes ne natyre 6afb7f98ec047

Zjarrfikësja humb jetën pasi bie nga një shkëmb 15 metra gjatë ecjes në natyrë

November 17, 2026
1 minut lexim

Një zjarrfikëse në shtetin e Misurit, SHBA, ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga një shkëmb rreth 15 metra të lartë gjatë një ecjeje në natyrë, përcjell Bota sot.

Viktima është identifikuar si Sarah Longest, e cila u gjet pa shenja reagimi në parkun Pinnacles, në veri të qytetit Columbia, më 10 nëntor. Ekipet e emergjencës tentuan ta shpëtonin, por ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, Longest ishte duke ecur me një të njohur në momentin e aksidentit. Pas intervistimit të dëshmitarëve, policia bëri të ditur se, deri më tani, nuk ka arsye të dyshohet se bëhet fjalë për diçka tjetër përveç një aksidenti tragjik.

Departamenti i Zjarrfikësve në Independence e ka kujtuar atë me një mesazh prekës, duke bërë të ditur se Longest ishte pjesë e këtij institucioni që nga marsi i vitit 2025 dhe shërbente edhe si teknike e materialeve të rrezikshme (HazMat).

Ajo ishte gjithashtu pjesë e ekipit për mbështetjen e kolegëve dhe përshkruhej nga departamenti si një pjesëtare e përkushtuar dhe e vlerësuar e familjes së zjarrfikësve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qori une do te jem kandidati i levizjes bashke per bashkine e tiranes por 6afb7f605a2ee
Lajmi i mëparshëm

Qori: Unë do të jem kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, por…

mashtruesit shfrytezojne gta vi per te vjedhur para dhe te dhena nga lojtaret 6afb7fef5171f
Lajmi i radhës

Mashtruesit shfrytëzojnë GTA VI për të vjedhur para dhe të dhëna nga lojtarët

Të fundit nga

ShkoLartë