Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Qori theksoi se Rama është në ditët e tij më të vështira.
Paralajmëroi se përpara datës së zgjedhjeve lokale në Shqipëri, shumë zhvillime do të ndodhin, duke e vënë theksin tek protesta kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Arlind Qori: Në zgjedhjet e 9 majit, unë do të jem kandidati i Lëvizjes Bashkë për Tiranën.
Por unë mendoj, që zgjedhjet e 9 majit janë shumë larg, në kuptimin e proceseve politike që ndërkohë janë duke ndodhur. Më duket sikur po ka një tendenë për të zhvendosur diskutimin nga protesta tek zgjedhjet. Rama zakonisht e thotë që “prisni zgjedhjet lokale, se do të jenë testi”.
Ndërkohë, Rama ka humbur legjitimitetin për të qeverisur dhe kapacitetin për të qeverisur. Nuk mban dot minimumin e stabilitetit social e ekonomik në Shqipëri. Njerëzit kudo që shkojnë thërrasin kundër Ramës.
Ky njeri është në ditët më të vështira të vetat dhe bën situatën sikur është normale.
Burimi: botasot.info


