zjarrfikesit shuajne zjarrin ne fushat e grurit ne ramoc te gjakoves 686819d774d2c

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës

July 4, 2025
1 minut lexim

Njësia e Zjarrfikësve e Gjakovës ka bërë me dije se sot në mesditë ka intervenuar me kohë në fshatin Ramoc, ku ishte raportuar për një djegie të fushave të grurit.

Ata kanë publikuar edhe disa fotografi të ekipit të zjarrfikësve duke intervenuar në këtë rast, në të cilat shihet se zjarri është përhapur në fushat e Ramocit.

“Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë të ekipit tonë, zjarri është lokalizuar dhe shuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët përreth”, ka njoftuar Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës në Facebook.

Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës i ka apeluar të gjithë qytetarëve që të mos djegin mbeturina apo sipërfaqe të hapura gjatë kësaj periudhe të nxehtë, pasi kjo rrit rrezikun.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijon pagesa e te drejtave nga mbrojtja sociale dhe e femijeve 686819604e6f6
Lajmi i mëparshëm

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

mos e tundni llakun para se ta aplikoni sekreti per thonj perfekt si ne sallon 68681b0411584
Lajmi i radhës

Mos e tundni llakun para se ta aplikoni! Sekreti për thonj perfekt si në sallon

Të fundit nga

ShkoLartë