Truket e mira për ta bërë llakun tuaj të thonjve të zgjasë shumë më gjatë
Qëndrueshmëria e llakut tuaj nuk varet vetëm nga formula e tij, por edhe nga mënyra se si e aplikoni.
Artistja e manikyrit Debora Lipman, e cila bën manikyr për shumë persona të famshëm në Hollywood, ka treguar se si e bëjnë këtë profesionistët.
1. Gjithmonë filloni të aplikoni llakun e thonjve nga qenëzat.
2. Kujdesuni për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me qenëzën për të parandaluar qërimin e shpejtë të llakut.
3. Para se të aplikoni llakun, mos e tundni, sepse kështu krijohen flluska plot ajër, gjë që bën që manikyri të mos ngjitet siç duhet në thonjtë dhe të qërohet më shpejt. Në vend të kësaj, rrotulloni butësisht shishen midis pëllëmbëve tuaja.
4. Blini gjithmonë llakun e thonjve që ka një furçë më të madhe.
5. Filloni të lyeni nga mesi drejt skajeve. Në fund, sigurohuni që të “mbyllni majën e thoit”, duke përdorur majën e furçës. Kjo zgjat qëndrueshmërinë e llakut.
6. Aplikoni shtresën e sipërme dhe lëreni të thahet. Nëse aplikoni një ngjyrë të errët, përdorni një nënllak, do të jetë më e lehtë të hiqni llakun më vonë.
Burimi: botasot.info