zjarret ne vend pese vatra mbeten aktive ministria e mbrojtjes jane angazhuar kater helikoptere 6a933830335af

Zjarret në vend/ Pesë vatra mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar katër helikopterë

August 29, 2026
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit për situatën e zjarreve në vend, ku deri në orën 20:00 të së shtunës janë raportuar 16 vatra zjarri.

Nga këto, 5 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 228 forca operacionale, 10 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.

Vatra në Dajt, në Qafë-Priskë, ka pasur riaktivizime dhe në operacion janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse/AZM, 20 efektivë të FA dhe dy helikopterë.

Në Vajkal të Bulqizës, zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja, ndërsa në terren janë angazhuar 31 forca vendore e vullnetare, 30 efektivë të FA dhe një helikopter.

Aktive mbetet edhe vatra në Sllatinë të Dibrës, në një sipërfaqe pyjore, ku kanë operuar 78 forca dhe një helikopter. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, vatra në Qafë të Helmës në Bulqizë po monitorohet dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Në Kroin e Madh të Krujës po punohet me dy automjete zjarrfikëse dhe situata është drejt normalizimit.

Vatrat në malin e Dardhës në Librazhd dhe malin e Qukësit në Prrenjas janë nën mbikëqyrje, ndërsa zjarret në Komsi të Matit dhe Delisuf të Vlorës janë shuar plotësisht.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

forcat serbe kane dashur me krijua realitet te ri 218 xhami u shkaterruan gjate luftes 6a9337b451192
Lajmi i mëparshëm

“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës

rheinmetall forcon pranine ne gjermani 270 milione euro investim ne kassel per tanket dhe dronet 6a9338965befb
Lajmi i radhës

Rheinmetall forcon praninë në gjermani, 270 milionë euro investim në Kassel për tanket dhe dronët

Të fundit nga

Mbyllet për dy vite konvikti Pellagonia

Ngjanë si godinë e braktisur! Shkyçja e energjisë elektrike e ka shndërruar në objekt fantazmë Shtëpinë studentore “Pellagonia” në Shkup. Inventar i vjetruar, dhoma në gjendje jo të mirë banimi, pllaka të
ShkoLartë