rheinmetall forcon pranine ne gjermani 270 milione euro investim ne kassel per tanket dhe dronet 6a9338965befb

Rheinmetall forcon praninë në gjermani, 270 milionë euro investim në Kassel për tanket dhe dronët

August 29, 2026
1 minut lexim

Gjermania po forcon kapacitetet e saj në industrinë e mbrojtjes. Kompania gjermane e armëve Rheinmetall do të investojë 270 milionë euro për ndërtimin e një qendre të re logjistike dhe teknologjike në aeroportin e Kassel-it në Landin e Hesse-s.

“Shumë thonë se tani na duhen vetëm dronët. Mos i besoni kësaj. Na duhet një kombinim i sistemeve të ndryshme. Kjo është ajo që kërkohet sot edhe nga NATO”, tha CEO i kompanisë Armin Papperger, përcjell A2 CNN

Qendra e re do të shtrihet në rreth 30.000 metra katrorë dhe pritet të jetë funksionale në vitin 2027. Projekti do të përfshijë edhe një qendër testimi për dronët ku do të maten shpejtësia dhe parametrat e fluturimit.

Papperger tha se kompania synon të zhvillojë modele të reja dronës çdo disa muaj duke e lidhur këtë me ritmin e mësimeve të nxjerra nga lufta në Ukrainë. “Ne do të zhvillojmë një dron të ri në çdo disa muaj. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po tregon se kjo shpejtësi është shumë e rëndësishme”, u shpreh ai.

Rheinmetall prodhon në Kassel automjete ushtarake me rrota dhe zinxhir dhe aktualisht punëson rreth 2200 persona. Me qendrën e re, Kassel synon të mbetet një prej pikave kryesore të industrisë europiane të mbrojtjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret ne vend pese vatra mbeten aktive ministria e mbrojtjes jane angazhuar kater helikoptere 6a933830335af
Lajmi i mëparshëm

Zjarret në vend/ Pesë vatra mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar katër helikopterë

celine dion rikthehet para fansave pas dy vitesh skenat nga parisi preken shume njerez 6a93395e1f1e8
Lajmi i radhës

Celine Dion rikthehet para fansave pas dy vitesh, skenat nga Parisi prekën shumë njerëz

Të fundit nga

Mbyllet për dy vite konvikti Pellagonia

Ngjanë si godinë e braktisur! Shkyçja e energjisë elektrike e ka shndërruar në objekt fantazmë Shtëpinë studentore “Pellagonia” në Shkup. Inventar i vjetruar, dhoma në gjendje jo të mirë banimi, pllaka të
ShkoLartë