zjarr pas mesnate ne palase alarmohen banoret dhe pushuesit 6a6da57057b97

Zjarr pas mesnate në Palasë, alarmohen banorët dhe pushuesit

August 1, 2026
1 minut lexim

Një zjarr është regjistruar pas mesnatës në zonën e Palasës, pak pasi kalohet Tuneli i Llogarasë, duke alarmuar banorët dhe pushuesit që ndodheshin në zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e situatës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të mundshme.

Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e ngjarjes pas përfundimit të verifikimeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejt nje marreveshjeje por pa garanci per formimin e institucioneve 6a6da4f2b137c
Lajmi i mëparshëm

Drejt një marrëveshjeje, por pa garanci për formimin e institucioneve

zjarret dhe temperaturat rekord ndezin alarmin banka qendrore europiane paralajmeron kriza klimatike kercenon ekonomine globale 6a6da5d083a32
Lajmi i radhës

Zjarret dhe temperaturat rekord ndezin alarmin, Banka Qendrore Europiane paralajmëron: Kriza klimatike kërcënon ekonominë globale

Të fundit nga

ShkoLartë