Ministria e Energjisë e Arabisë Saudite tha se një “zjarr i kufizuar” në rafinerinë Ras Tanura – e cila udhëhiqet nga kompania shtetërore e naftës së vendit, Aramaco – është vënë nën kontroll.
Deklarata – e ndarë nga Agjencia Saudite e Shtypit – bën të ditur se rafineria pësoi “dëme të vogla nga mbeturinat që binin”, për shkak të kapjes së “dy dronëve në afërsi të saj”.
Aty thuhet se zjarri u “trajtua menjëherë” nga shërbimet e emergjencës, pa të lënduar ose viktima.
Arabia Saudite, prej kohësh, shërben si bazë për forcat ushtarake amerikane dhe perëndimore.
Të shtunën, Qeveria e saj lëshoi një deklaratë duke dënuar “sulmet flagrante dhe frikacake të Iranit”. / REL
Burimi: botasot.info


