Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe me ullishte. Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Për shkak të përmasave të zjarrit dhe situatës së krijuar, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Mallakastrës po shkojnë mjete nga Fier, Roskovec dhe Albpetrol.
Ndërkohë, vijon puna për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të zjarrit.
Burimi: botasot.info


