zjarr ne afersi te gjirit te grames era e forte po ndihmon ne perhapjen e flakeve 68e1777775362

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve

October 4, 2025
1 minut lexim

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e quajtur Shën Andreas rreth orës 19:00 të ditës së sotme, në afërsi të Gjirit të Gramës, zonë që lidhet me Palasën.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit.

Dy mjete zjarrfikëse nga Himara dhe Vlora kanë mbërritur në vendngjarje me 10 punonjës ,por terreni i vështirë e ka bërë ndërhyrjen pothuajse të pamundur. Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po monitorojnë situatën.

Sipas burimeve nga zjarrfikësja, shpresohet që brenda orëve të natës zjarri të vihet nën kontroll.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagon kf bashkimi 1947 pse o plarent salihu 68e1761328181
Lajmi i mëparshëm

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

real villareal formacionet zyrtare 68e177db4c5eb
Lajmi i radhës

Real – Villareal, formacionet zyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë