zjarr mbi fshatin bojan ne terren ekipet e zjarrfikesve 6a7f92f54b4a2

Zjarr mbi fshatin Bojan, në terren ekipet e zjarrfikësve

August 15, 2026
1 minut lexim
Screenshot 2 9

Mbi fshatin Bojan ka shpërthyer një zjarr, i cili dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës. Në terren janë angazhuar katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim kanë mbërritur edhe ekipet e zjarrfikësve nga Tetova.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se aktivitetet për përballimin e zjarrit po koordinohen drejtpërdrejt nga terreni.

“Nga terreni po koordinojmë drejtpërdrejt të gjitha aktivitetet dhe kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, deklaroi Ali.

Sipas tij, Qendra për Menaxhim me Kriza është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha shërbimet dhe institucionet e angazhuara në terren.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje vajze 19 vjecare vdiq ne nje aksident trafiku prane strumices privohet nga liria nje motociklist 6a7f91a512109
Lajmi i mëparshëm

Një vajzë 19 vjeçare vdiq në një aksident trafiku pranë Strumicës, privohet nga liria një motoçiklist

Të fundit nga

ShkoLartë