Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të thatë në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.
Intensiteti i flakëve ka bërë të nevojshëm mobilizimin e forcave zjarrfikëse nga Cërriku, Elbasani, Gramshi dhe Belshi, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në gjënë e gjallë.
Operacioni vijon, ndërsa forcat në terren po përpiqen të vënë nën kontroll situatën dhe të shmangin përhapjen e flakëve në zonat përreth.
Burimi: botasot.info


