deputeti i vv se reagon pas arrestimit te ish ministrit haraqija kujton deklaraten e tij gjate kohes sa ishte ne detyre 6afb630d36da6

Deputeti i VV-së reagon pas arrestimit të ish-ministrit Haraqija: Kujton deklaratën e tij gjatë kohës sa ishte në detyrë

November 16, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Kulturës, Haraqija.

Në një postim, Baloku ka rikujtuar një deklaratë të Haraqijas nga koha kur ishte ministër: “I kam harxhuar paratë e babës, e nuk po i harxhoj paratë e shtetit”.

Ai ka kritikuar faktin se, pavarësisht kësaj deklarate, Haracia kishte vazhduar të qëndronte në postin e ministrit.

Në fund, Baloku ka vënë në pah rëndësinë e njerëzve që zgjedhim dhe rrethit politik që ndërtojmë, duke thënë se ata tregojnë shumë për standardet dhe vlerat që përfaqësojmë.

Postimi i plotë:

Para 22 vitesh, në kohën kur Kosova konsiderohej e çliruar, ish-ministri Haracia u emërua ministër i Kulturës në shtetin më të ri. Dje, ai u arrestua.

Por ajo që mbetet domethënëse është një deklaratë e tij publike gjatë kohës sa ishte ministër: “I kam harxhuar paratë e babës, e nuk po i harxhoj paratë e shtetit.”

E kishte thënë publikisht dhe, megjithatë, kishte vazhduar të qëndronte në postin e ministrit pa asnjë problem. Ministri i partisë së “akademikëve”!

Shikojini miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij në politikë. Aty kuptohet shumëçka: rrethi, bindjet, mendësia dhe angazhimet e tyre.

Në fund, njerëzit që zgjedhim dhe rrethi që ndërtojmë tregojnë shumë për standardet dhe vlerat që përfaqësojmë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emrat e rinj te rrugeve ne tetove priten ne vitin 2027 komisioni ka pergatitur rreth 290 emra lsdm dhe levica bojkotojne procesin 6afb625442a5d
Lajmi i mëparshëm

Emrat e rinj të rrugëve në Tetovë priten në vitin 2027/ Komisioni ka përgatitur rreth 290 emra, LSDM dhe Levica bojkotojnë procesin

zjarr masiv ne nje magazine me bar te thate ne cerrik 6afb633d13c5c
Lajmi i radhës

Zjarr masiv në një magazinë me bar të thatë në Cërrik

Të fundit nga

ShkoLartë