zjarr i permasave te medha ne fshatin kujtim rrezikohen banesat 6a79f3718bf07

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kujtim/ Rrezikohen banesat

August 10, 2026
1 minut lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar, Bashkia Klos.

Fillimisht, flakët janë shfaqur në disa sipërfaqe me barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë, janë djegur disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë me pyll pranë fshatit dhe po afrohen rrezikshëm drejt banesave.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të Bashkisë Klos, forcat zjarrfikëse, banorë të zonës, si dhe shërbimet e Policisë, të cilat po ndihmojnë në përballimin e situatës.

Banorët kanë bërë apel për shtimin e forcave në terren, pasi zjarri vijon të përhapet dhe rreziku për banesat mbetet i lartë.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies se zjarrit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kfor i nis tranzicionin gradual te pranise nga ura mbi iber lista serbe kundershton 6a79f2f4cf13b
Lajmi i mëparshëm

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe kundërshton

rendohet bilanci i viktimave nga sulmi me dron ukrainas ne tatarstanin rus te pakten 13 te vdekur dhe 75 persona te plagosur 6a79f3d363a0f
Lajmi i radhës

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi me dron ukrainas në Tatarstanin rus, të paktën 13 të vdekur dhe 75 persona të plagosur

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë