zjarr i permasave te medha ne cerrik 21 zjarrfikes ne terren ne ndihme edhe bashkite fqinje 6a429470d041c

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren, në ndihmë edhe bashkitë fqinje

June 29, 2026
1 minut lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 21 punonjës zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Cërrikut kanë shkuar edhe ekipet nga Bashkitë fqinje Elbasan, Gramsh dhe Belsh, të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë dhe kontribuuan në vënien nën kontroll të zjarrit.

Bashkia Cërrik u bën apel qytetarëve që në momentin e parë që konstatojnë një vatër zjarri, ta sinjalizojnë menjëherë pranë strukturave përgjegjëse.

Pas disa orë luftë me flakët dhe disa dhjetëra ekipe të angazhuar u bë e mundur fikja e zjarrit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tahiri viziton thacin me gjithe sfidat qe po perballon ai po e ruan qetesine 6a4293f5b8da6
Lajmi i mëparshëm

Tahiri viziton Thaçin: Me gjithë sfidat që po përballon, ai po e ruan qetësinë

milanoviq kroacia smerre pjese ne paraden e frances shkas lidhja me serbine 6a4294d07df2d
Lajmi i radhës

​Milanoviq: Kroacia s’merrë pjesë në paradën e Francës, shkas lidhja me Serbinë

Të fundit nga

ShkoLartë