milanoviq kroacia smerre pjese ne paraden e frances shkas lidhja me serbine 6a4294d07df2d

​Milanoviq: Kroacia s’merrë pjesë në paradën e Francës, shkas lidhja me Serbinë

June 29, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka bërë me dije se nuk do lejojë që ushtria e vendit të tij të marrë pjesë në paradën ushtarake që mbahet në Paris, për nderë të festës kombëtare të Bastillës, në mesin e korrikut.

Duke replikuar me kryeministrin, Andrej Plenkoviq që i ka zotuar trupat për këtë manifestim, Milanoviq, tha se kjo nuk do të ndodh, meqë sipas tij, Franca nuk ka dërguar trupa të veta në paradën e Kroacisë, dhe se tash po mban lidhje me Serbinë.

“Nuk e di kë mendon Plenkoviqi të dërgojë në Paris, ndoshta majoretet. Ushtria nuk do të shkojë. Do ta shpjegoj pse. Ne vitin e kaluar organizuam një paradë ushtarake, ku ftuam aleatët e NATO-s. Francezët e injoruan ftesën. Ne u kemi dhënë atyre një miliard dollarë, kemi një marrëdhënie tregtare me ta, dhe pastaj pret që një herë në dhjetë vjet të vijnë në paradën tonë. Ata nuk erdhën, pa asnjë shpjegim. Më pas shkuan në Beograd“, tha Milanoviq.

Ai theksoi se Ushtria Kroate nuk mund të dërgohet në një ngjarje të tillë pa urdhrin e komandantit suprem, pra presidentit të Republikës. Sipas tij, këtë vendim nuk mund ta marrin as HDZ-ja, as Plenkoviqi dhe as ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

“Doja që kjo të kalonte në heshtje, por Plenkoviqi po kërcënon me një shkop të dobët. Në fund do të bëhet ashtu siç them unë. Le ta veshë Plenkoviqi uniformën dhe le të shkojë atje ta valëvis flamurin kroat. Ne duam respekt. Plenkoviqi thotë se francezët fluturuan mbi Jarun, por kur duhej të sillnin flamurin dhe të ishin mes aleatëve kroatë, ata nuk ishin aty. Pse nuk ishin? Sepse bëjnë tregti me Beogradin“, deklaroi Milanoviq.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zjarr i permasave te medha ne cerrik 21 zjarrfikes ne terren ne ndihme edhe bashkite fqinje 6a429470d041c
Lajmi i mëparshëm

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren, në ndihmë edhe bashkitë fqinje

17 vite pas vdekjes michael jackson vijon te thyeje rekorde filmi i tij biografik merr fitimet me te larta ne histori 6a42959eafb18
Lajmi i radhës

17 vite pas vdekjes, Michael Jackson vijon të thyejë rekorde, filmi i tij biografik merr fitimet më të larta në histori

Të fundit nga

ShkoLartë