zjarr i madh ne zheline mbyllet rruga rajonale shkup tetove 687ba79575f37

Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë

July 19, 2025
1 minut lexim

Rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet, informojnë nga LAMM.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në këtë drejtim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative derisa të zgjasë ndalesa.

“Që nga ora 13:15, rruga rajonale Tetovë–Shkup, në segmentin nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”, është e mbyllur për qarkullim për shkak të një zjarri që ka shpërthyer, ndërsa qarkullimi po devijohet nëpër autostradën TE-SH-TE, te fshatrat Grupçin dhe Zhelinë”, thonë nag LAMM.

Në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë ka shpërthyer zjarr, përballë fshatit Dëbërc po digjet mali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anketa e ihc vlen forcon pozitat bdi humb bastionet ne komunat shqiptare 687ba44d6e92b
Lajmi i mëparshëm

Anketa e IHC – VLEN forcon pozitat, BDI humb bastionet në komunat shqiptare

shperthen zjarri ne mes te fshatrave mirash dhe sazli te ferizajt 687ba80d621e3
Lajmi i radhës

Shpërthen zjarri në mes të fshatrave Mirash dhe Sazli të Ferizajt

Të fundit nga

ShkoLartë