anketa e ihc vlen forcon pozitat bdi humb bastionet ne komunat shqiptare 687ba44d6e92b

Anketa e IHC – VLEN forcon pozitat, BDI humb bastionet në komunat shqiptare

July 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 korrik – Instituti për Hulumtim dhe Komunikim – Institute for Research and Communication (IHC) ka realizuar një anketë të zgjeruar në terren gjatë periudhës 20 qershor – 29 qershor me 1350 të anketuar shqiptarë, duke matur preferencat elektorale të qytetarëve në komunat me shumicë shqiptare për dy raundet e mundshme zgjedhore.

Sipas të dhënave të siguruara, në këtë matje bie në sy rritja e dukshme e mbështetjes për koalicionin VLEN në shumicën e komunave shqiptare, ndërsa BDI, e cila tradicionalisht ka dominuar në këto zona, duket se po humb gradualisht bastionet e saj.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se pjesë e këtyre rotacioneve janë edhe transferime jo të natyrshme drejt BDI-së nga krahu i Arben Taravarit dhe Ziadin Selës. Megjithatë, nga të dhënat e anketës vërehet qartë se votuesi i zakonshëm i Aleancës për Shqiptarët nuk e pranon këtë afrim me BDI-në, duke mbetur skeptik dhe i distancuar. Kjo tregon për një prirje të fortë të elektoratit për ndryshim dhe refuzim të rikthimit tek formacionet e vjetra politike.

Në vijim, në fotot e mëposhtme mund të shihni rezultatet e detajuara të anketës, të ndara sipas komunave dhe raundeve zgjedhore.

Metodologjia:
Anketa është zhvilluar me metodën ballë për ballë (face-to-face), me një mostër përfaqësuese të qytetarëve mbi moshën 18 vjeç, ndërsa marzhi i gabimit statistik është ±2.8%.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perplasja e turmes nga nje automjet ne la shkon ne 30 numri i te lenduarve 687ba1429724b
Lajmi i mëparshëm

Përplasja e turmës nga një automjet në LA, shkon në 30 numri i të lënduarve

zjarr i madh ne zheline mbyllet rruga rajonale shkup tetove 687ba79575f37
Lajmi i radhës

Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë

Të fundit nga

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të administratës së Uashingtonit. Sulmet vijnë në një moment të tensionuar në
ShkoLartë