zjarr i madh ne sllovi te lipjanit rrezikohen shtepite 68978fd4b57e8

Zjarr i madh në Sllovi të Lipjanit, rrezikohen shtëpitë

August 9, 2025
1 minut lexim

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Sllovi të Lipjanit, duke rrezikuar banesat në zonë.

Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe për parandalimin e përhapjes së tyre në drejtim të shtëpive.

Tymi i dendur është parë nga disa kilometra larg, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkakun e zjarrit apo dëmet e mundshme.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.

Sipas raportit të fundit nga Qendrat Operative 112 dhe Qendra Operative e Agjencisë, situata po menaxhohet në mënyrë të koordinuar me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë angazhuar intensivisht për të lokalizuar dhe shuar zjarret.

Agjencia ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke i ftuar ata të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë 112, 193, 192.

“Të gjithë qytetarët janë ftuar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin masa parandaluese për të shmangur shpërthimin e zjarreve. Çdo vatër zjarri duhet raportuar menjëherë në numrat 112, 193, 192”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia i bashkohet vendeve te tjera denon planin e izraelit per te pushtuar gazen 68978ee50df14
Lajmi i mëparshëm

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

xheneta reagon ashper nuk kam thumbuar askend 68979101667f0
Lajmi i radhës

Xheneta reagon ashpër: Nuk kam thumbuar askënd

Të fundit nga

ShkoLartë