zhegrova me statistika impresionuese ne debutim me juventusin 68ca81b33751c

Zhegrova me statistika impresionuese në debutim me Juventusin

September 17, 2025
1 minut lexim

Edon Zhegrova debutoi mbrëmë në fanellën e Juventusit duke e bërë kështu rikthimin në fushën e blertë pas nëntë muajsh.

Zhegrova nuk po luante që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa mbrëmë e dha kontributin e tij në rikthimin e madh në Ligën e Kampionëve.

Juve ishte duke humbur 2:4 dhe menjëherë u vërejt efekti i inkuadrimit në lojë të Zhegrovës.

“Bianconeri” bënë rikthim sensacional duke shënuar dy herë në minutat shtesë për të barazuar në fund në 4:4.

E pas lojës janë zbuluar edhe statistikat e ish-futbollistit të Baselit dhe të Lillet, i cili luajti 11 minuta.

26-vjeçari i pati 15 prekje të topit në këtë periudhë, ndërsa e kishte një duel të fituar dhe i kishte pasimet 75% të sakta.

Një debutim pozitiv që është vlerësuar lart edhe nga tifozët Bardhezi.

Trajneri Igor Tudor e përfshiu në listë befasisht Zhegrovën pasi pritej që ai ta fitonte ftesën e parë vetëm në fundjavë në Serie A.

Sidoqoftë, anësori ofanziv pritet të ketë gjithnjë e më shumë hapësira tek ekipi i ri, ndërsa do të mundohet ta tregojë veten siç ka bërë edhe tek Lille, ku ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkarkimi i veliajt mblidhen sot keshilltaret e ps 68ca81569187f
Lajmi i mëparshëm

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen sot këshilltarët e PS

aktakuze ndaj 32 personave per demtim te institucioneve financiare ne vlere prej 300 mije euro 68ca81c2543e8
Lajmi i radhës

Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë