zhduket arben taravari pas fiaskos ne zgjedhjet lokale 68f631f8e8561

“Zhduket” Arben Taravari pas fiaskos në zgjedhjet lokale

October 20, 2025
1 minut lexim

Fitorja madhështore e koalicionit VLEN ka bërë që disa liderë të AKI-së ende të mos shfaqen në publik për të komentuar rezultatet, raporton Alfax.mk
Njëri prej tyre është padyshim, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, i cili është futur në një heshtje totale.
Postimin e fundit, Arben Taravari në rrjetet sociale e ka gjatë ditës së djeshme gjatë votimit për komunën e Gostivarit.
Arben Taravari para zgjedhjeve deklaronte se fitorja e AKI-së ndaj VLEN-it do të jetë 3:1, ndërsa në zgjedhjet u ballafaqua me shumë zhgënjime.
Në Gostivar dhe Vrapçishtë zgjedhjet dështuan për shkak mosarritjes së cenzusit ndërsa në Tearcë dhe Saraj ka përjetuar fiasko, duke humbur nga VLEN-i.
Matematikat e neurologut të njohur ishin se, që në rrethinë e parë ai do të fuqizohet politikisht, me katër komuna të cilat ishin “të sigurta” dhe me tre deputetë do të bëhet faktor në kampin politik shqiptar.
Mirëpo, sovrani dje dënoi me votë “driblimet” e tij, herë me “atë” e herë me “këtë”, duke e dënuar kështu një politikbërje që në vetë nuk përmban asnjë normë etike dhe morale.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Screenshot 2025 10 20 143925
Lajmi i mëparshëm

Adelina Spahija sjell hitin “Dasma”, atmosferë festive dhe ritme që ndezin publikun

lsm shporta e minimale per muajin tetor ka arritur ne 65 544 denare 68f639121c905
Lajmi i radhës

LSM: Shporta e minimale për muajin tetor ka arritur në 65.544 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë