zhaklin lekatari reagon per videot intime te personazheve publike qe po qarkullojne seksi nuk eshte lajmi por kush i ka xhiruar dhe shperndare 6abd695e4afdd

Zhaklin Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: Seksi nuk është lajmi, por kush i ka xhiruar dhe shpërndarë

September 30, 2026
min lexim

Aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar lidhur me videot intime që ditët e fundit po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si publiku dhe një pjesë e mediave po e trajtojnë këtë rast.

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Intervista e ditës” në Dritare TV, Lekatari tha se i vjen keq për personat e përfshirë në këtë ngjarje, veçanërisht për gratë, të cilat sipas saj po përballen me gjykim dhe linçim publik.

Ajo vlerësoi se vëmendja është përqendruar te identiteti i personave dhe te detajet e jetës së tyre private, në vend që të ngrihen pyetje mbi mënyrën se si videot janë regjistruar dhe kanë përfunduar në duart e të tjerëve.

“Po bëhet një linçim edhe një gjyq publik”, u shpreh Lekatari.

Sipas aktivistes, çështja kryesore nuk është jeta intime e personave të rritur që shfaqen në këto materiale, por mënyra se si ato janë siguruar dhe shpërndarë.

“Seksi në këtë histori nuk është lajmi. Lajmi është kush i ka xhiruar videot, pse i ka ruajtur, kush i ka shpërndarë dhe kush po i shpërndan ende”, deklaroi ajo.

Lekatari ngriti gjithashtu pikëpyetje nëse pas shpërndarjes së këtyre materialeve mund të ketë pasur shantazh, kërcënim apo ndërhyrje të paligjshme në privatësinë e personave të përfshirë, duke kërkuar që vëmendja të përqendrohet te përgjegjësia për regjistrimin dhe shpërndarjen e tyre.

Ajo tha se publiku duhet të jetë më i kujdesshëm me mënyrën se si reagon ndaj rasteve të tilla dhe të mos e kthejë jetën private të personave publikë në objekt argëtimi.

“Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë varet nga dhoma e gjumit e këtyre personazheve”, deklaroi aktivistja.

Lekatari u bëri thirrje gjithashtu personave që mund të jenë prekur nga publikimi i materialeve intime që t’u drejtohen organeve të drejtësisë, ndërsa qytetarëve u kërkoi që të mos i shpërndajnë videot.

Sipas saj, çdo shpërndarje e re e materialeve e rrit dëmin ndaj personave të përfshirë.

“Po të kishim secili një kamerë të fshehur, nuk e di nëse do ishim kaq perfektë sa pretendojmë”, tha Lekatari, duke theksuar se e drejta për privatësi duhet të respektohet pavarësisht statusit publik të një personi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bllokimi i traktatit france spanje krijon tension gjate vizites se macron 6abd68c3302e3
Lajmi i mëparshëm

Bllokimi i traktatit Francë-Spanjë krijon tension gjatë vizitës së Macron

athina kerkon ndryshime ne tekstet shkollore kundershton perdorimin e maqedonise dhe aleksandr makedonski 6abd6d5b74a26
Lajmi i radhës

Athina kërkon ndryshime në tekstet shkollore: kundërshton përdorimin e “Maqedonisë” dhe “Aleksandr Makedonski”

Të fundit nga

ShkoLartë