bllokimi i traktatit france spanje krijon tension gjate vizites se macron 6abd68c3302e3

Bllokimi i traktatit Francë-Spanjë krijon tension gjatë vizitës së Macron

September 30, 2026
1 minut lexim

Senati spanjoll ka refuzuar të miratojë një traktat miqësie me Francën, duke krijuar një situatë të pakëndshme gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Spanjë.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez i kërkoi falje sot Macron.

Vetëm pak orë pas mbërritjes së presidentit francez, opozita konservatore përdori shumicën që ka në Senat, për të bllokuar miratimin përfundimtar të marrëveshjes.

Traktati u nënshkrua nga Macron dhe Sánchez në janar 2023, por në Spanjë kishte hasur kundërshtime.

Partia Popullore konservatore spanjolle (PP) e kishte çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar një pjesë të marrëveshjes, që lejon ministrat francezë të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë spanjolle.

Gjykata Kushtetuese vendosi javën e kaluar, në mënyrë unanime, se kjo pjesë e marrëveshjes nuk bie ndesh me Kushtetutën spanjolle.

Megjithatë, pas votimit në Senat, Sánchez tha: “Mund vetëm të kërkoj publikisht falje për këtë votë negative”.

Ai shtoi se beson se traktati do të miratohet deri në fund të vitit.

Partia Popullore, e drejtuar nga lideri i opozitës Alberto Nunez Feijoo, votoi kundër marrëveshjes në Senat, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Dhoma tjetër e Parlamentit spanjoll, Kongresi i Deputetëve, e miratoi marrëveshjen disa muaj më parë, megjithëse deputetët e Partisë Popullore kishin votuar kundër.

Macron mbërriti dje në Spanjë për një vizitë shtetërore dyditore dhe u prit me nderime të plota ushtarake nga mbreti Felipe VI dhe mbretëresha Letizia.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti francez në Spanjë që nga viti 2009.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do te zbulohet nje skandal edhe me i madh paralajmeron demiraj 6abd682f90aa0
Lajmi i mëparshëm

“Do të zbulohet një skandal edhe më i madh”, paralajmëron Demiraj

zhaklin lekatari reagon per videot intime te personazheve publike qe po qarkullojne seksi nuk eshte lajmi por kush i ka xhiruar dhe shperndare 6abd695e4afdd
Lajmi i radhës

Zhaklin Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: Seksi nuk është lajmi, por kush i ka xhiruar dhe shpërndarë

Të fundit nga

ShkoLartë