zgjidhet ceshtja e shkolles shqipe ne nerove 6866d2a2522b3

Zgjidhet çështja e shkollës shqipe në Nerovë

July 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 korrik – Banorët e Nerovës kanë arsye për të festuar – çështja e shkollës shqipe është zgjidhur dhe nga muaji shtator mësimi në gjuhën amtare do të vazhdojë. Kjo arritje është rezultat i një angazhimi të përkushtuar nga ana e VLEN-it dhe institucioneve përkatëse shtetërore.

VLEN, përmes një komunikate për media, ka theksuar se vëmendja ndaj nevojave të popullatës shqiptare nuk ka munguar.

“Përkushtimi i banorëve u takua me gatishmërinë e shtetit për zgjidhje. Koordinimi institucional solli rezultat. Falënderojmë Komunën e Krushevës për bashkëpunimin korrekt. Gjithashtu vlerësojmë lart ndihmën e Avokatit të Shtetit, si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe të Transportit, të cilat luajtën një rol kyç”, thuhet në komunikatë.

“Kjo është një dëshmi se kur shteti vepron, zgjidhjet vijnë. Arsimi shqip mbrohet me përgjegjësi dhe vullnet politik. Qeveria e tregoi qartë: qytetarët janë prioritet dhe do të mbeten të tillë. Urime banorëve të Nerovës!”, thuhet më tej në komunikatë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klekovski ne rmv ka numer me te madh te personave me sigurim shendetesor se sa ka banor 6866cdaef1341
Lajmi i mëparshëm

Klekovski: Në RMV ka numër më të madh të personave me sigurim shëndetësor se sa ka banor

plagoset me arme zjarri 30 vjecari ne durres 6866dbfa8c3c2
Lajmi i radhës

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Durrës

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë