Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Durrës

July 3, 2025
1 minut lexim

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në Durrës.

Burime për Euronews bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Zgjidhet çështja e shkollës shqipe në Nerovë

Të fundit nga

​Nis fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje shirjeve të grurit, e cila po zhvillohet me rendimente të kënaqshme sipas të dhënave fillestare, kështu thonë nga Komuna e Malishevës.
ShkoLartë