zgjedhjet presidenciale ne portugali kandidati socialist arrin nje fitore derrmuese jose seguro siguron 63 te votave 6989190be1b6b

Zgjedhjet presidenciale në Portugali, kandidati socialist arrin një fitore dërrmuese! José Seguro siguron 63% të votave

February 9, 2026
1 minut lexim

Me 67% të votave të numëruara, kandidati socialist José Seguro kryeson me 63% të votave në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot në Portugali.

Rivali i tij i ekstremit të djathtë, André Ventura, raportohet se ka marrë 37% të votave. Të njëjtën panoramë paraqitën edhe dy sondazhe exit poll.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, tre javë më parë, Seguro kishte marrë përqindjen më të lartë të votave me 31%, por pa arritur shumicën absolute të nevojshme për fitore.

Presidenti i Portugalisë gëzon kompetenca të zgjeruara, përfshirë të drejtën për të vendosur veto ndaj ligjeve, për të shpërndarë Parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje të parakohshme.

Presidenti i ri do të marrë detyrën më 9 mars, duke pasuar Marcelo Rebelo de Sousa, i cili ka qenë në krye të shtetit që nga viti 2016.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

liria njofton shkarkimin e liridon lecit 6989184522639
Lajmi i mëparshëm

Liria njofton shkarkimin e Liridon Lecit

dalim per qytetaret luciano boci tregon skenaret per 10 shkurtin 698919e0894e5
Lajmi i radhës

‘Dalim për qytetarët’/ Luçiano Boçi tregon skenarët për 10 shkurtin

Të fundit nga

Liria njofton shkarkimin e Liridon Lecit

Humbja me rezultat 4:1 e Lirisë nga Trepça ’89 nuk u përtyp dot nga prizrenasit në kuadër të javës së 19-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. FC Liria e
ShkoLartë