zgjedhjet ne serbi perballje mes qytetareve ne novi sad nje burre kercenon te nxjerre armen 6ade0e1b3e999

​Zgjedhjet në Serbi, përballje mes qytetarëve në Novi Sad – një burrë kërcënon të nxjerrë armën

October 25, 2026
1 minut lexim

Një përballje mes dy grupeve të qytetarëve ka ndodhur sot në Klisa të Novi Sadit.

Sipas Lëvizjes Qytetare Bravo në rrjetet sociale, incidenti u shkaktua nga zbulimi i disa personave që kishin në zotërim një “listë të dyfishtë” (një listë votuesish të paautorizuar).

Bravo njoftoi në platformën X, se disa individë u “kapën” me një listë të dyfishtë në një qendër votimi në shkollën fillore “Dushko Radoviq” në lagjen Klisa, ku disa persona u përpoqën të hapnin dyert e një veture, ndërkohë që një burrë ka kërcënuar se do të nxjerrë armën.

Bravo deklaron se qendra e votimit pranë vendit ku ndodhi incidenti po monitorohet nga vëzhgues dhe mbikëqyrës të procesit zgjedhor, gjë që e bën të pamundur manipulimin e zgjedhjeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet e shiut shkaktojne probleme ne vlore permbyten disa rruge rendohet trafiku 6ade0de42e9d2
Lajmi i mëparshëm

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë/ Përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku

zadie smith ne bisede me dua lipen pabarazia po i kthen dallimet kulturore ne kercenim ekzistencial 6ade0e70aa069
Lajmi i radhës

​Zadie Smith në bisedë me Dua Lipën: Pabarazia po i kthen dallimet kulturore në kërcënim ekzistencial

Të fundit nga

ShkoLartë