zgjedhjet lokale kasami ende ne fazen e analizes se kandidateve 686d31e44c7f7

Zgjedhjet lokale, Kasami: Ende në fazën e analizës së kandidatëve

July 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 korrik  – VLEN-i ende nuk ka vendosur se a do të garojë për Shkupin apo do ta përkrahë kandidatin e koalicionit qeveritar, kështu ka deklaruar sot Bilall Kasami.

Kasami tha se VLEN-i është në fazën e analizës përfundimtare të kandidatëve dhe kur të ketë vendim përfundimtar do ketë vendime dhe për Shkupin dhe komunat tjera.

“Në jemi ende në fazën e analizës, të kandidatëve të VLEN-it, nuk kemi vendosur a do të nxjerrim kandidat në Shkup ose jo. Kur do të kemi një vendim për të gjitha komunat, përfshirë edhe Shkupin, atëherë do të kemi edhe një qëndrim, sa i përket kandidatëve të tjerë.”, – deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa – VLEN, Bilall Kasami.

Sipas Kasamit, bashkëpunimi në zgjedhje lokale do të jetë me partitë e koalicionit qeveritar, por tha se VLEN-i do të garojë në të gjitha komunat ku mendohet se kandidati shqiptar ka gjasa për kryetar komune.

“Si koalicion qeveritar, siç ka qenë edhe më herët, do të ketë bashkëpunim të përkrahjes aty ku njëri nga kandidatët e partnerëve të koalicionit do të shkojë në raundin e dytë ose në balotazh. Sa i përket fazës së parë, ne sigurisht do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa që edhe kandidati shqiptar të garojë për krye të komunës.”, – theksoi kryetari i Lëvizjes Besa – VLEN, Bilall Kasami.

Ndryshe, VLEN-i e përkrah kandidaturën e pavarur të Mendy Qyrës për Strugën. Ndërsa, Fronti Evropian, po edhe ASh-ja e Arben Taravarit, ende nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre.

Nuk dihet që ASh-ja e Taravarit do t’i bashkohet FE-së, me kandidat të përbashkët apo do t’i përkrahin veçmas kandidatët e tyre, ashtu edhe siç do të jetë nevoja në të gjitha komunat e vendit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani vizita ne paris ne shenje te thellimit te partneritetit me francen dhe mbeshtetjes se riperterire per politiken e zgjerimit te be se 686d2cbe9a6a4
Lajmi i mëparshëm

Murtezani: Vizita në Paris, në shenjë të thellimit të partneritetit me Francën dhe mbështetjes së ripërtërirë për politikën e zgjerimit të BE-së

avokati tregon si u mor vendimi per lirimin e salianjit dhe si reagoi ish deputeti 686d3b455e6c2
Lajmi i radhës

Avokati tregon si u mor vendimi për lirimin e Salianjit dhe si reagoi ish-deputeti

Të fundit nga

ShkoLartë