avokati tregon si u mor vendimi per lirimin e salianjit dhe si reagoi ish deputeti 686d3b455e6c2

Avokati tregon si u mor vendimi për lirimin e Salianjit dhe si reagoi ish-deputeti

July 8, 2025
1 minut lexim

Avokati i ish-deputetit në Shqipëri, Ervin Salianji, Ledio Braho tregon si ish-deputeti fitoi lirinë me kusht.

“Sikurse e parashikon ligji, duhet të kryente jo më pak se 2/3 e dënimit, tani që flasim ai ka bërë 3/4. Ne kërkesën e kemi depozituar në fund të muajit. Zgjati një muaj e gjysmë shqyrtimi i kërkesës. Ai nuk kishte dënime të tjera apo masa të tjera. Ka pasur sjellje të mirë. Dënimi për të është i shumëfishtë, i është ndërprerë mandati i deputetit, nëse nuk ka një vendim tjetër në Gjykatën Kushtetuese, ka 5 vite heqje të drejte për funksione publike. Ne do të vijojmë betejën”, tha ai për “Shqipëria Live”, transmeton Tch.

Ai tregon se Salianji e priti pozitivisht vendimin e gjykatës.

“Më tha që do dalë në një konferencë për shtyp. Është e domosdoshme që të mbajë një qëndrim publik për të gjitha këto që ka kaluar”, tha ai. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet lokale kasami ende ne fazen e analizes se kandidateve 686d31e44c7f7
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet lokale, Kasami: Ende në fazën e analizës së kandidatëve

tirana perforcon sulmin me serge tabekou 686d3bbc8f162
Lajmi i radhës

Tirana përforcon sulmin me Serge Tabekou

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë