zgjedhjet e parakohshme sulejmani e cojme mandatin deri ne fund permbushim premtimet ndaj qytetareve 6aecfe226efd8

“Zgjedhjet e parakohshme”, Sulejmani: E çojmë mandatin deri në fund, përmbushim premtimet ndaj qytetarëve

November 6, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministri i Arsimit nga radhët e VLEN-it, Driton Sulejmani, ka deklaruar se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se prioritet i koalicionit qeverisës është realizimi i projekteve të premtuara para qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, Sulejmani tha se VLEN dhe VMRO-DPMNE synojnë që mandatin qeverisës ta përfundojnë deri në fund, në vend që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“VLEN dhe VMRO-DPMNE kanë për qëllim ta dërgojnë mandatin deri në fund. Me rëndësi është të realizojmë projektet që kemi premtuar para qytetarëve, sesa të mbahen zgjedhje që dihet rezultati”, deklaroi Sulejmani.

Ai u shpreh i bindur edhe për rezultatin e mundshëm të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve lokale.

“Fitues i padiskutueshëm do të jetë VLEN, sepse kjo ndodhi jo më larg se zgjedhjet lokale”, tha Sulejmani.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maya jama mahnit me kostum te kuq pas suksesit ne celebrity traitors 6aece35010177
Lajmi i mëparshëm

Maya Jama mahnit me kostum të kuq, pas suksesit në “Celebrity Traitors”

gervalla ne darken gala me partneret evropiane neser merr pjese ne forumin ministror be ballkani perendimor per drejtesi 6aecfe7fe803f
Lajmi i radhës

Gërvalla në darkën gala me partnerët evropianë, nesër merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi

Të fundit nga

ShkoLartë