maya jama mahnit me kostum te kuq pas suksesit ne celebrity traitors 6aece35010177

Maya Jama mahnit me kostum të kuq, pas suksesit në “Celebrity Traitors”

November 5, 2026
1 minut lexim

Prezantuesja britanike Maya Jama ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të ri, pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Celebrity Traitors”.

Ylli televiziv 32-vjeçar ka vënë në pah linjat e saj trupore me një kostum të kuq me dekolte të hapur dhe motive gjeometrike. Pamjen e kompletoi me një shkëlqyes buzësh në ngjyrë të kuqe, pjesë e bashkëpunimit të saj me markën Rimmel, të cilin e prezantoi para 3.5 milionë ndjekësve në rrjetet sociale.

Fotosesioni u realizua në një ambient zyre të stilit të viteve ’70, me një kompjuter retro dhe një telefon në formë buzësh, duke i dhënë fotografive një pamje nostalgjike.

Ndërkohë, suksesi i saj në ekran po shoqërohet edhe me rritjen e pasurisë. Sipas raportimit të “Daily Mail”, pasuria e kompanisë së Maya Jama ka kaluar shifrën prej katër milionë paundësh.

Image

Maya Jama

Vetëm brenda një viti, biznesi i saj është rritur me afro 1.4 milionë paund. Llogaritë e publikuara së fundmi tregojnë se në fund të janarit të këtij viti kompania kishte rreth 2.5 milionë paund në bankë, si dhe investime me vlerë afro 1.4 milionë paund.

Këto shifra vijnë pas paraqitjes së saj në finalen e “The Celebrity Traitors” muajin e kaluar, ku Maya arriti deri në episodin e fundit si njëra prej dy tradhtareve të mbetura në lojë.

Image

Maya Jama

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taksa e re per kriptomonedhat ne greqi 10 mbi fitimet kapitale 6aece2f77eb43
Lajmi i mëparshëm

Taksa e re për kriptomonedhat në Greqi, 10% mbi fitimet kapitale

zgjedhjet e parakohshme sulejmani e cojme mandatin deri ne fund permbushim premtimet ndaj qytetareve 6aecfe226efd8
Lajmi i radhës

“Zgjedhjet e parakohshme”, Sulejmani: E çojmë mandatin deri në fund, përmbushim premtimet ndaj qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë