zgjedhje qe konfirmojne pushtetin e vv se dhe dobesine e opozites bytyci jep paralajmerimin e forte 6a3289b426ed2

Zgjedhje që konfirmojnë pushtetin e VV-së dhe dobësinë e opozitës – Bytyçi jep paralajmërimin e fortë

June 17, 2026
min lexim

Zgjedhjet e fundit në vend kanë nxjerrë sërish në krye Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar mandatin e 53-të dhe deri tani ka mbi 47% të votave të numëruara.

Ky rezultat është i ngjashëm me atë të zgjedhjeve të mëparshme, ndonëse kanë mbetur edhe pak vota pa u numëruar.

Për këtë, rezultati në fjalë ngre pyetje të rëndësishme mbi karakterin real të këtyre zgjedhjeve: a sollën ato ndonjë ndryshim të dukshëm në skenën politike apo thjesht ripërtëritën një status quo ekzistuese?

E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi, i cili tha se rritjen në mandate të LVV e kishte parashikuar po natën e zgjdhjeve pasi ishin bërë të ditura rezultatet preliminare.

Ai tha se, LVV do shtoj mandate të reja ka qenë e ditur, pasi që votat me postë, në përfaqësi diplomatike e me kusht ende ishin të panumëruar.

Image

Enver Bytyçi

“Me datën 7 qershor në mbrëmje, pasi u mbyllën votimet, isha në një emisson thashë se Vetëvendosja do të shkojë në fund te 52-53 deputetë dhe do të krijojë shumicën qeverisëse. Jo se isha profet, por se dikush që ka ndjekur zhvillimet në proceset e kaluara zgjedhore, ka mundësi që të projektojë se sa është diferenca në rezultatet e të dhanëva paraprake me ato përfundimtare. Votat me kusht, votimet në ambasada dhe me postë ishin të panumëruara. Këto vota ishin diku te 15 përqind e votive të përgjithshme dhe natyrshëm që ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Arsyetimi bazuar në rezultatet e shkuara të bënte që të besoje se VV do të shkonte në këtë përqindje. Pra to siguronte këta deputetë”.

Krahas kësaj, Bytyçi potencoi faktin se, LVV me mandatet që ka aktualisht me minoritet joserbe mund ta formojë qeverinë, ngjashëm si në zgjedhjet e dhjetorit.

Megjithatë, profesori bëri një analizë të tri palë zgjedhjve të fundit, derisa tha se, për zgjedhjen e presidentit të vendit, do të duhet një marrëveshje politike mes partive.

Për këtë, ai shpreson që të gjendet mirëkuptimi dhe koordinimi i duhur mes partive për një president konsensual.

“Numri prej 53 deputetësh i jep mundësi Lëvizjes Vetëvendosje që së bashku me minoritetet jo serbe të zgjedhë kryesinë e kuvendit dhe të formojë qeverinë. Këtë mundësi ajo e kishte edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, por nuk e kishte në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Si duhet ta lexojmë votën e sovranit/ Më 9 shkurt 2025 sovrani nuk ia dha Vetëvendosjes votën e plotë për të zgjedhë krzesinë e kuvendit dhe për të formuar qeverinë. Pra nuk ia dha 61 deputetë. Kjo do të thotë se asokohe zgjedhësit donin që Lëvizja Vetëvendosje të krijonte një koalicion qeverisës. Kjo nuk ndodhi. Për mua, kryesisht për fajin e partive opozitare, të cilat nuk pranuan bashkëpunim dhe koalicion, madje as nuk shkuan në bisedime për këtë gjë. Qytetarët duhet ta dinin ofertën e Kurtit dhe shkakun e refuzimit të saj nga faktorët opozitarë. Por këtë mundësi ua ndaluan partitë opozitare. Sepse nuk pranuan të bisedojnë për bashkëpunim.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në ato të 7 qershorit 2026 qytetarët e Kosovës votuan dhe i dhanë Vetëvendosjes e partnerëve të saj të drejtën të formojnë kryesinë dhe qeverinë, por jo edhe ta zgjedhin kryetarin e shtetit. Kjo do të thotë se sovrani ka votuar në të dy rastet për bashkëqeverisje, për një shtet, i cili bazohet te bashkëpunimi dhe jo fryma e ndarjeve ideologjike ose ndarjeve klanore. Mesazhi duhet kuptuar nga të dy palët politike. Edhe nga zoti Kurti, edhe nga partitë e opozitës. Kjo do të thotë se duhet një president konsensual. Do të thotë që duhet kompromis midis mazhorancës dhe opozitës”, shtjelloi profesori.

Sipas tij, zgjedhjet treguan se qytetarët e duan Kurtin për kryeministër, ndërsa presidenti duan të jetë neutral.

Për këtë, tha se, edhe pse e vështirë, nuk është e pamundur të zgjedhjet një president i tillë, këtu përmendi edhe një emër konkret.

“Zgjedhjet e 7 qershorit dhe rezultatet e tyre dëshmuan se qytetarët janë për statukuonë. Dmth se ata duan kryeministër Albin Kurtin e njëkohësisht duan një president së paku neutral. A ka president neutral? Është e vështirë, por jo e pamundur. Neutral do të thotë president me integritet dhe me dinjitet, i aftë dhe patriot. Opozita e ka mundësinë t’ia japë Kosovës një president të tillë. Psh po përmend vetëm një emër, një rast. Akademik Arsim Bajrami është vetofruar për të qenë kandidat për president. Partia Demokratike e Kosovës, megjithëse atij ia ka besuar tri herë postin e ministrit të Brendshem, ministrit të Pushtetit Lokal dhe atë të ministrit të Arsimit, nuk pranoi ta kandidojë. Pse? Sepse më duket se opozita, më shumë se mazhoranca nuk i pëlqen ata kandidatë që kanë integritet e dinjitet dhe që janë të shquar në punët akademike e shtetërore. Sepse politika dëshiron që presidentin ta ketë kukull për ta përdorur në luftën politike dhe jo për t’i dhënë autoritetin e kreut të shtetit”.

Në fund, profesori tregoi se si munden partitë politike të zgjedhin presidentin, derisa si kriter kyç për këtë post, tha se duhet të jetë integriteti.

Në rast, se nuk arrihet të zgjidhet presidenti, atëherë vendi seriozisht mund të përballet me bllokadë politike dhe pasoja tjera.

“Edhe kësaj radhe duket se ngërçi do të jetë te zgjedhje e presidentit. Unë mendoj që në axhendën e kuvendit të Kosovës pas zgjedhjes së kryesisë të jetë zgjedhja e presidentit. Për zgjedhjen e tij do të duhet që të gjitha subjektet politike të deklarohen që kriter themelor të jetë integriteti i kandidatit. Pra nëse propozohen kandidatë pa integritetin e plotë, ata të refuzohen, derisa të gjendet një kandidat i pranuar nga të gjitha ose disa palë. Mundet që mazhoranca të ofrojë një lloj modeli, sipas të cilit kush kandidat garanton votat e opozitës, ai kandidat të votohet edhe nga Vetëvendosja. Në këtë mënyrë eviton që të ketë një qeveri koalcioni. Sepse çdo bisedim për koalicion do të çojë jo vetëm në heqjen dorë prej saj të postit të presidentit, por edhe të një pjesë nga kabineti qeveritar. Psh, kam mendimin se Ramush Haradinaj mund të marrë edhe 15 vota nga PDK dhe LDK për postin e presidentit dhe ta plotësojë numrin që duhet.

Me rëndësi është që vendi të mos shkojë sërishmi në zgjedhje të reja. Nëse ndodh kjo, atëherë ka shumë mundësi që sovrani ta ndëshkojë këtë klasë politike me mospjesëmarrje, me bojkot, pra që ta delegjitomojë atë. Shenja të tilla u dhanë në zgjedhjet e 7 qershorit. Dhe për pjesmarrjen e ulët askush nuk mund të akuzojë kë!” – përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump pa mua dhe ameriken nuk do te kishte izrael 6a32852ca4c75
Lajmi i mëparshëm

Trump: Pa mua dhe Amerikën nuk do të kishte Izrael

berlin rama takim me ministren e ceshtjeve ekonomike dhe energjise katherina reiche 6a328a316f959
Lajmi i radhës

Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

Të fundit nga

ShkoLartë