zevendesoi ulsi manjen kush eshte ministri i ri i drejtesise 68c2ecb538f02

Zëvëndësoi Ulsi Manjën, kush është ministri i ri i Drejtësisë

September 11, 2025
1 minut lexim

Besfort Lamallari, Zëvendësministër i Brendshëm prej vitit 2017 do të jetë ministri i ri i Drejtësisë duke pasuar në këtë detyrë Ulsi Manjën.

Lamallari ka qënë pjesë e grupit të punës për procesin e integrimit të shqipërisë në BE lidhur me kapitullin 24, “ drejtësia, liria dhe siguria”.

Po ashtu ai ka drejtuar zbatimin e plan veprimit për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

38 vjeç me origjinë nga Dibra, ai ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi, në vitin 2009 për të vijuar më pas në vitin 2013 diplomimin në Universitetin e Oksfordit për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Në civinë e tij rezulton se Lamallari ka ndjekur disa programe të këshillit të Europës e po ashtu është hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.

Ministri i ri i drejtësisë flet rrjedhshëm anglisht dhe njeh gjuhën frënge e atë italiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inspektim i jashtezakonshem ne deponine drislla 68c2eb5398b52
Lajmi i mëparshëm

Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”

dembele tregon formulen fituese te psg se ne champions league 68c2ed137cc43
Lajmi i radhës

Dembele tregon formulën fituese të PSG-së në Champions League

Të fundit nga

ShkoLartë