13
Shkup, 28 janar – Zv.kryetari i Komunës së Tetovës Albi Qamili, e ka përfaqësuar Tetovën në mbledhjen e Bordit Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB) në Gaziantep, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues nga shumë vende tjera.
Qamili në Facebook shkruan se së bashku me Unionin e Komunave të Botës Turke po realizohet projekti për rindërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë.
“Nder i veçantë ta përfaqësoj Tetovën në mbledhjen e Bordit Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB) në Gaziantep, bashkë me përfaqësues nga Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Turke e Qipros Veriore, Kosova, Libani dhe Turqia. Me Unionin po e realizojmë bashkërisht projektin për rindërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë”.
“I falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Tetovën dhe potencova gatishmërinë e komunës sonë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta”, ka shkruar Qamili.
Burimi: zhurnal.mk


