zera per kthimin e ligjit te speciales ne kuvend reagon arberie nagavci 6ad759e033ee4

Zëra për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, reagon Arbërie Nagavci

October 20, 2026
1 minut lexim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas kërkesave që Presidentja ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim ligjin për ndryshimet në Dhomat e Specializuara.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se LVV-ja kishte ngritur shqetësime për nxitimin e procedurave, përmbajtjen e ligjit dhe problemet e mundshme kushtetuese.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht rezervave, LVV-ja e ka mbështetur ligjin me shpresën se do të sillte rezultate konkrete në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Reagimi i Nagavcit në Facebook:

Ende pa kaluar dy javë nga miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, tashmë po dëgjohen kërkesa që Presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim.

Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, që në fillim kemi ngritur shqetësimet tona për nxitimin me të cilin po procedohej ky ligj, për përmbajtjen e tij dhe për problemet e mundshme kushtetuese.

Qëndrimi ynë ndaj Gjykatës Speciale ka qenë i qartë që nga viti 2015. Kemi kundërshtuar themelimin e saj dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar. Megjithatë, kemi theksuar se ndryshimet e propozuara ligjore nuk i shfuqizojnë aktgjykimet, nuk e zëvendësojnë procesin e apelit dhe nuk sigurojnë kthimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në atdhe.

Pavarësisht rezervave tona, e kemi mbështetur ligjin, me dëshirën që çdo nismë në mbështetje të çlirimtarëve të japë rezultate konkrete. Sot, kur po kërkohet rishqyrtimi i tij, rikthehen në vëmendje pikërisht shqetësimet që i kemi ngritur para miratimit.

Kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë një strategji të mirëfilltë shtetërore, një përgatitje serioze juridike për procesin e apelit dhe një angazhim të fuqishëm diplomatik për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

Drejtësia për çlirimtarët kërkon seriozitet, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje juridikisht të qëndrueshme, jo vetëm miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsm shporta minimale sindikale per muajin tetor arrin ne 70 358 denare 6ad7597eebe1d
Lajmi i mëparshëm

LSM: Shporta minimale sindikale për muajin tetor arrin në 70.358 denarë

nurellari krahason ramen me vucicin ne beograd premiera ne tirane repriza 6ad75a3ce8226
Lajmi i radhës

Nurellari krahason Ramën me Vuçiçin: Në Beograd premiera, në Tiranë repriza

Të fundit nga

ShkoLartë