Politologu Adri Nurellari ka kritikuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke e krahasuar qasjen e tij ndaj dialogut me studentët me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç
Në një postim në rrjetet sociale, Nurellari pretendon se Rama po ndjek të njëjtën recetë politike të përdorur më herët nga Vuçiçi.
“Në Beograd premiera, në Tiranë repriza. Nëse doni të parashikoni motin politik në Shqipëri, mos ndiqni televizionet por Vuçiçin!”, ka shkruar ai.
Postimi i tij:
Në Beograd premiera, në Tiranë repriza. Nëse doni të parashikoni motin politik në Shqipëri, mos ndiqni televizionet por Vuçiçin!
Më 6 tetor 2026, Vuçiçi thërriste për dialog me studentët. Sot, Rama na servir të njëjtën recetë me karriget bosh në pritje të bashkëbisedimit.
Kryeministri ynë që nuk humbet rast pa na folur për Europën, duket se për frymëzim politik e ka busullën të kthyer nga Beogradi. Vuçiçi jep parashikimin, Rama ca më vonë del në ekran e thërret eureka duke na treguar se si sapo i erdhi një ide origjinale.
Burimi: botasot.info


