zeqirija ibrahimi i reagon ministrit igor fillkov kushtetuta e garanton shqipen ne institucionet qendrore dhe lokale 699324d724288

Zeqirija Ibrahimi i reagon ministrit Igor Fillkov: Kushtetuta e garanton shqipen në institucionet qendrore dhe lokale

February 16, 2026
1 minut lexim

Njëri nga eksponentët e lartë të koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi i është drejtur ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, duke i shpjeguar atij, se Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e përcaktojnë qartë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë institucionet e pushtetit qendror si dhe atij lokal.
“Z. Ministër, nuk i di kalkulimet tuaja politike, nëse doni të luani rolin e vojvodës apo të viktimës politike, kjo është çështja juaj, por Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Amendamenti V) dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (neni 2, paragrafi 2) qartë dhe pa mëdyshje përcaktojnë se PROCEDURAT ADMINISTRATIVE në të gjitha institucionet e pushtetit qendror (si dhe në pushtetin lokal aty ku ka mbi 20% popullsi që flet një gjuhë tjetër) zhvillohen edhe në gjuhën që e flasin të paktën 20% e popullsisë.
Rrjedhimisht, provimi i jurisprudencës është thjesht procedurë administrative dhe nuk mund të trajtohet si procedurë gjyqësore.
Si jurist që jeni, dua të besoj se e dini me çfarë përballet ai që nuk e respekton Kushtetutën dhe ligjin”, ka shkruar Ibrahimi.
1 173
2 18

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurti buxheti i 2026 perfshine rritjen e pensioneve e shtesave per femije 6992fd3156319
Lajmi i mëparshëm

Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtesave për fëmijë

gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe per gjashte muaj 69932505dee7a
Lajmi i radhës

Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj

Të fundit nga

ShkoLartë