zeqiraj thote se nese presidenti do te jete nga vetevendosja president duhet te jete ky personalitet i njohur ne jeten akademike juridike dhe politike te kosoves 6a57e43671d84

Zeqiraj thotë se nëse Presidenti do të jetë nga Vetëvendosja, President duhet të jetë ky personalitet i njohur në jetën akademike, juridike dhe politike të Kosovës

July 15, 2026
min lexim

Analisti politik Idriz Zeqiraj vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje ka numër të madh anëtarësh dhe kuadro që mund të ushtrojnë funksione të larta shtetërore, përfshirë edhe postin e Presidentit të Kosovës. Megjithatë, sipas tij, mënyra e organizimit të partisë bën që shumë prej tyre të mos jenë të njohur për publikun.

“Është e vërtetë që Vetëvendosje aktualisht ka mbi 30 mijë anëtarë. Në mesin e tyre ka kuadro që meritojnë poste të larta pushtetare dhe shtetërore, përfshirë edhe postin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Por, LVV është një organizim shumë specifik dhe paraqitjet publike janë të kufizuara, pasi funksionon si një sistem i centralizuar partiak, ndaj kuadrot e saj nuk janë shumë të pranishëm në jetën publike”, deklaron Zeqiraj.

Ai thotë se, megjithëse Kushtetuta nuk e ndalon që partia fituese të mbajë tri postet kryesore shtetërore, një gjë e tillë nuk do të ishte në frymën e demokracisë.

“Kur shtrohet pyetja se kush nga zyrtarët e LVV-së mund të jetë president, mendoj se kjo parti duhet të mjaftohet me postin e kryeministrit dhe atë të kryetarit të Kuvendit, si rezultat i mandatit që ka fituar. Ndërsa posti i Presidentit do të duhej t’i takonte opozitës. Edhe pse Kushtetuta nuk e kufizon këtë çështje, është logjike dhe e shëndetshme për demokracinë që njëri nga tri postet kryesore të ushtrohet nga opozita”, thekson ai.

Sipas Zeqirajt, kryeministri në detyrë Albin Kurti po e shfrytëzon epërsinë numerike në Kuvend për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Image

Idriz Zeqiraj

“Vetëvendosje, së bashku me Guxo, Alternativën dhe pakicat joserbe, i ka të siguruara 65 vota. Në këto rrethana, opozita nuk ka asnjë mundësi reale të garojë, sepse rezultati është praktikisht i paracaktuar”, shprehet ai.

Duke folur për mundësinë e shmangies së zgjedhjeve të reja, Zeqiraj thotë se deputetët e opozitës mund të detyrohen të marrin pjesë në proces, edhe pa vullnetin e tyre.

“Nëse synohet të shpëtohet vendi nga zgjedhje të reja të njëpasnjëshme, deputetët, edhe pse nuk kanë obligim, mund të qëndrojnë në sallën e Kuvendit për ta bërë të mundur zgjedhjen e presidentit, duke pranuar kandidatin që propozon kryeministri”, deklaron ai.

Megjithatë, nëse presidenti do të zgjidhej nga radhët e Vetëvendosjes, Zeqiraj veçon një emër që, sipas tij, i plotëson kriteret për këtë funksion.

“Nëse presidenti do të vinte nga LVV-ja, mendoj se profesori universitar Mazllum Baraliu do të ishte një kandidat i denjë. Ai ka qenë kuadër i lartë i Gjykatës Kushtetuese dhe është një personalitet i njohur në jetën akademike, juridike dhe politike të Kosovës. Shquhet për interpretimet profesionale të Kushtetutës dhe njihet si një figurë e përmbajtur, e balancuar dhe komunikuese me qytetarët e zyrtarët, pavarësisht bindjeve politike”, përfundon Zeqiraj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 20260715 WA0038
Lajmi i mëparshëm

VLEN forcon partneritetin me IRI-n për avancimin e proceseve demokratike

jemi bashke per rrezimin e kryeministrit aktivisti arben kola mos u ndikoni nga propaganda rama dhe berisha jane bashke 6a57e4b24420f
Lajmi i radhës

“Jemi bashkë për rrëzimin e kryeministrit!”- Aktivisti Arben Kola: Mos u ndikoni nga propaganda! Rama dhe Berisha janë bashkë!

Të fundit nga

ShkoLartë