jemi bashke per rrezimin e kryeministrit aktivisti arben kola mos u ndikoni nga propaganda rama dhe berisha jane bashke 6a57e4b24420f

“Jemi bashkë për rrëzimin e kryeministrit!”- Aktivisti Arben Kola: Mos u ndikoni nga propaganda! Rama dhe Berisha janë bashkë!

July 15, 2026
min lexim

Aktivisti Arben Kola, nga protesta e radhës kundër qeverisë, u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë qëndresën dhe të mos ndikohen nga propaganda, duke deklaruar se synimi i tyre është largimi i kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për sloganin “Shqipëria e re”, Kola tha se kjo ide lidhet me breza të ndryshëm të shoqërisë, nga të moshuarit te të rinjtë dhe fëmijët.

“Shpeshherë na pyesin se çfarë është parrulla ‘Shqipëria e re’. Janë mosha e tretë, ne dhe fëmijët që përbëjmë këtë mozaik”, tha ai.  Kola u shpreh se protesta është rezultat i pakënaqësisë ndaj qeverisjes, duke përmendur si çështje shqetësimet për mjedisin, korrupsionin dhe zhvillimet në zona të mbrojtura.

“Prania juaj këtu është rezultat i keqqeverisjes. Gjithçka nisi me betejat për lumenjtë, detet dhe kundër korrupsionit”, deklaroi ai.

Aktivisti akuzoi gjithashtu se “Rama dhe Berisha janë bashkë” për çështje të caktuara, duke përmendur shkatërrimin e Valbonës dhe Rrjollin.

“Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatërrimin e Valbonës, janë bashkë edhe në Rrjoll, ku u tërhoqën zvarrë banorët. Mos u dorëzoni dhe mos u ndikoni nga propaganda. Jemi bashkë për rrëzimin e Edi Ramës”, përfundoi Kola.

Aktivisti Arben Kola: Shpeshherë na pyesin se çfarë është parrulla “Shqipëria e re”. Janë mosha e tretë, ne dhe fëmijët që përbëjmë këtë mozaik. Shqipëria e re është themeluar nga rilindasit. Ju ftoj të blini ose të lexoni veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?”. Ky manifest është hartuar në Bukuresht. Lexojeni, kuptojeni dhe zbatojeni.

Pjesa më e madhe kanë lexuar librat e George Orwell, por në kohën e Covid-it u dorëzuan. Disa këtu në shesh nuk u dorëzuan dhe kundërshtuan atë që e quajnë diktaturë komediane. Manifesti për Shqipërinë e re është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”.

Jam këtu çdo ditë në shesh. Nuk kam nevojë për protagonizëm. Ëndrra ime është një Shqipëri e lirë dhe demokratike. Synimi është zgjimi i kombit shqiptar. Prania juaj këtu është rezultat i keqqeverisjes. Gjithçka nisi me betejat për lumenjtë, detet dhe kundër korrupsionit.

Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatërrimin e Valbonës, janë bashkë edhe në Rrjoll, ku u tërhoqën zvarrë banorët. Mos u dorëzoni dhe mos u ndikoni nga propaganda. Jemi bashkë për rrëzimin e Edi Ramës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zeqiraj thote se nese presidenti do te jete nga vetevendosja president duhet te jete ky personalitet i njohur ne jeten akademike juridike dhe politike te kosoves 6a57e43671d84
Lajmi i mëparshëm

Zeqiraj thotë se nëse Presidenti do të jetë nga Vetëvendosja, President duhet të jetë ky personalitet i njohur në jetën akademike, juridike dhe politike të Kosovës

deputetet franceze miratojne ligjin per vdekjen e asistuar pas vitesh debate 6a57e510944a7
Lajmi i radhës

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Të fundit nga

ShkoLartë