zeqiraj humbja e ldk se ishte e shmangshme pergjegjesia kerkon riorganizim te thelle 695c145e5e382

Zeqiraj: Humbja e LDK-së ishte e shmangshme, përgjegjësia kërkon riorganizim të thellë

January 5, 2026
min lexim

Publicisti Idriz Zeqiraj vlerëson se humbja e fundit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte e pashmangshme dhe se ajo mund të ishte shmangur pa kosto politike për partinë dhe për shtetin. Sipas tij, rezultati zgjedhor është pasojë e vendimeve të gabuara dhe e mungesës së llogaridhënies brenda LDK-së.

“Humbja nuk është fundi i botës, por kësaj radhe është super-specifike dhe lehtësisht e shmangshme”, thotë Zeqiraj, duke shtuar se qytetarët e Kosovës e kanë bërë të qartë se nuk e dëshirojnë rikthimin në pushtet të figurave të komprometuara të së kaluarës.

“Populli nuk e do kthimin e disa ‘komandantëve’ në pushtet, sepse kriminalizimi i tyre tashmë është dëshmuar katërçipërisht”, shprehet ai.

Zeqiraj thotë se, pavarësisht këtij realiteti, lidershipi i LDK-së ka këmbëngulur në bashkëpunim me PAN-in, duke provokuar opinionin publik dhe familjet e të vrarëve politikë.

“Këmbëngulja për ta rikthyer PAN-in në qeverisje ishte provokim i rëndë për shoqërinë shqiptare”, thekson ai.

Sipas publicistit, mungesa e mekanizmave të brendshëm të përgjegjësisë e ka dëmtuar rëndë partinë. Ai kujton se prej vitesh ka kërkuar krijimin e një institucioni të tillë brenda LDK-së, ide që ia kishte propozuar edhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Kam qenë ndër të parët që kam kërkuar krijimin e Institucionit të Përgjegjësisë brenda LDK-së”, deklaron Zeqiraj.

Duke folur për drejtimin aktual të partisë, Zeqiraj vlerëson se kryetari Lumir Abdixhiku ka qenë aktiv në terren, por ka vazhduar praktika të trashëguara që e kanë dëmtuar demokracinë e brendshme.

“Kryetari ka punuar dhe ka lëvizur, por drejtimi i partisë është personalizuar dhe debati i brendshëm është heshtur”, thotë ai, duke shtuar se përgjegjësia shtrihet nga kryesia qendrore deri te degët, nëndegët dhe mërgata.

Zeqiraj paralajmëron se LDK-ja po përballet edhe me veprime të qëllimshme përçarëse nga brenda. Sipas tij, dikur partia është goditur me dhunë fizike, ndërsa sot po dëmtohet përmes propagandës.

“Sot LDK-ja po vritet me propagandë shpifëse nga armiq të brendshëm”, shprehet ai.

Ai thekson se LDK-ja mbetet parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, por se ringritja e saj kërkon veprime urgjente. Zeqiraj kërkon mbajtjen e një Kuvendi të Zgjedhjeve të Përgjithshme me votim të fshehtë dhe konkurrencë reale, duke kundërshtuar shkarkimet selektive.

“Shkarkimet individuale vetëm sa hapin plagë të reja; zgjidhja është Kuvendi Zgjedhor me votë të fshehtë”, thotë ai.

Në këtë kontekst, ai kërkon edhe formimin e një komisioni përgatitor, të përbërë nga figura me integritet dhe pa ambicie personale për poste drejtuese. Sipas tij, vetëm kështu mund të rikthehet besimi i anëtarësisë dhe elektoratit.

Zeqiraj e cilëson rezultatin zgjedhor të LDK-së si alarm serioz dhe vlerëson se drejtimi aktual nuk ka më forcë morale për ta bërë riorganizimin e nevojshëm.

“Rezultati negativ është alarm i madh dhe kërkon përgjegjësi reale”, thekson ai, duke e lidhur këtë situatë me ndikimin e vazhdueshëm të klanit të ish-kryetarit Isa Mustafa.

Në fund, publicisti u bën thirrje anëtarëve, veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së që të bashkohen për ta shpëtuar partinë dhe për t’ia kthyer asaj rolin historik.

“Rugovistët e vërtetë kanë rezistuar presioneve më të rënda; sot është koha për riorganizim të mirëfilltë”, shprehet Zeqiraj, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin tradicional të partisë: “Na priftë e mbara!”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtohet bilanci i aksidenteve shkak shkelja e rregullave te qarkullimit perdorimi i telefonit dhe alkoolit ne timon 695c140389c74
Lajmi i mëparshëm

Shtohet bilanci i aksidenteve, shkak shkelja e rregullave të qarkullimit, përdorimi i telefonit dhe alkoolit në timon

delcy rodriguez betohet si presidente e perkohshme e venezueles qeveria publikon dekretin kush mbeshtet sulmin e shba se arrestohet 695c14741dc47
Lajmi i radhës

Delcy Rodriguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës. Qeveria publikon dekretin: Kush mbështet sulmin e SHBA-së, arrestohet!

Të fundit nga

ShkoLartë