zenel hajdini ne prishtine nis mesimin tereditor nga java e ardhshme prinderit shprehin skepticizem 68f2a353c4d42

“Zenel Hajdini” në Prishtinë nis mësimin tërëditor nga java e ardhshme, prindërit shprehin skepticizëm

October 17, 2025
min lexim

Nga java e ardhshme, orari i mësimit pritet t’u ndryshojë.

Kjo meqë në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë, do të nis zbatimi i mësimit tërëditor.

Skeptik rreth kësaj nisme janë prindërit.

“Këta thanë që prej të hënës me e bë mësim tërëditor, por nuk besoj që ka mundësi me u bë tërëditori. E para e të parës, kuzhina nuk është realizuar ende, nuk kanë qëndrim ditor fëmija prej 08:00 deri në 15:30 me qëndru në karrige, është e palogjikshme ai fëmijë ka me u deviju në bosht kurrizor”, deklaroi Baahtije Veliu-Gashi.

Por kishte edhe nga ata që besonin që procesi i mësimit tërëditor do të zhvillohet siç është më së miri, por që nuk pranuan të flasin para kamerës.

E as përfaqësuesit e prindërve të nxënësve të  shkollës “Asim Vokshi”, por që ndjekin mësimin në “Zenel Hajdini”, nuk pranuan të flasin pa e parë fillimin e procesit dhe rrjedhën e tij.

Televizoni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga drejtoresha e shkollës “Zenel Hajdini”, Mirvete Tahiri për të mësuar rreth përgatitjeve që janë bërë, por e njëjta nuk ishte e qasshme.

Në anën tjetër, detaje dha drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini.

“Ne jemi në përgatitjet finale që mësimi tërëditor të fillojmë nga java që vjen në shkollën ‘Zenel Hajdini’, ashtu siç është premtuar, përkundër faktit që nuk arritëm të ndërtojmë aneksin e kuzhinës në formën më të mirë të mundshme në shërbim të ushqimit për mësim tërëditor. Përgatitjet tona kanë pasur një opsion B që nënkupton shërbimi i ushqimit në boxa një përdorimshe për nxënës me të cilën me kuzhinën e kryeqytetit jemi në finalizim të marrëveshjes për të filluar një shërbim të tillë nga java që vjen”, deklaroi drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini.

Sipas Shahinit, gjithë kjo vonesë erdhi si pasojë e bllokimit të buxhetit të kryeqytetit.

Televizoni nuk ka pasur leje të hyjë brenda shkollës për të parë nga afër përgatitjet për këtë proces të mësimit tërëditor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kreu i shtepise se bardhe rrit tonet me maduron trump ne takimin me zelensky atij nuk ia mban te ngaterrohet me shtetet e bashkuara 68f29e3458c62
Lajmi i mëparshëm

Kreu i Shtëpisë së Bardhë rrit tonet me Maduron, Trump në takimin me Zelensky: Atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara

eminem feston ditelindjen sa vjec ben mbreti i rap it 68f2a47351c7c
Lajmi i radhës

Eminem feston ditëlindjen, sa vjeç bën mbreti i rap-it?

Të fundit nga

ShkoLartë