zelensky se shpejti bisedime me shba ne per propozimet e paqes per ukrainen 6929df53cffda

Zelensky: Së shpejti bisedime me SHBA-në për propozimet e paqes për Ukrainën

November 28, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenksy ka deklaruar se së shpejti pritet të zhvillojë bisedime me SHBA, lidhur me propozimet e paqes për Ukrainës.

Zelensky ka theksuar se zyrtarë të lartë ukrainas që përfaqësojnë ushtrinë, Ministrinë e Jashtme dhe shërbimet e Inteligjencës, do të marrin pjesë në bisedimet ku do të diskutohet për negociata dhe për planet për t’i dhënë fund luftës.

“Rusia dëshiron vërtet që Ukraina të bëjë gabime , nuk do të ketë gabime nga ana jonë. Puna jonë vazhdon. Lufta jonë vazhdon. Nuk kemi të drejtë të mos ndërmarrim veprime, nuk kemi të drejtë të tërhiqemi ose të mos pajtohemi. Nëse humbasim unitetin, rrezikojmë të humbasim gjithçka: veten, Ukrainën, të ardhmen tonë.

Duhet të bashkohemi, të durojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk do të kemi një Ukrainë tjetër. Ne po e mbrojmë Ukrainën, tha mes të tjerash ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bitcoin rikthehet mbi 92 mije dollare 6929df101e7a9
Lajmi i mëparshëm

Bitcoin rikthehet mbi 92 mijë dollarë

bisedimet per armepushim ne ukraine zedhenesi i kremlinit po negociojme vetem me palen amerikane 6929e106ac973
Lajmi i radhës

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Po negociojmë vetëm me palën amerikane

Të fundit nga

ShkoLartë