zelensky i gatshem te takohet me trumpin dhe putinin ne budapest 68f60458c1a46

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

October 20, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi se është i gatshëm t’i bashkohet samitit të paralajmëruar në Budapest mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin, duke theksuar se është e nevojshme të ushtrohet më shumë presion mbi Kremlinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pas bisedimeve me Putinin, Trump njoftoi një raund të dytë bisedimesh paqeje në Budapest, ndërsa Zelenski, në një intervistë për televizionin amerikan NBC, konfirmoi se është i gatshëm të marrë pjesë në atë samit.

“Nëse vërtet duam paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të dyja palët duhet të jenë të përfshira. Si mund të arrihet një marrëveshje për ne, pa ne?”, theksoi presidenti ukrainas.

Zelenski tha gjithashtu se është “pozitive që Trump nuk tha ‘jo’” për sa i përket furnizimit të Ukrainës me raketat amerikane Tomahawk, por shtoi se presidenti amerikan “deri tani nuk ka thënë as ‘po’”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nena me femijen nderroi jete nga zjarri ne banese kryetari i bashkise maliq ky rast qe do na jape force me shume per te marre masa 68f603e4c0da9
Lajmi i mëparshëm

Nëna me fëmijën ndërroi jetë nga zjarri në banesë, kryetari i bashkisë Maliq: Ky rast që do na japë forcë më shumë për të marrë masa…

ndarja e donbasit do te sjelle fundin e luftes trump presion zelenskyt presidenti ukrainas asnje shperblim per terroristet 68f6060d0b1ee
Lajmi i radhës

“Ndarja e Donbasit do të sjellë fundin e luftës”/ Trump presion Zelenskyt, presidenti ukrainas: Asnjë shpërblim për terroristët

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë